Kryefaqja

Krijo diçka të re, bëj diçka që nuk e ke bërë kurrë më parë.

Fito vetëbesim

në 30 minuta

Ti e di se në mënyrë që të krijosh një jetë përmbushëse, ti duhet të bësh diçka që nuk e ke bërë kurrë më parë.

Megjithatë, ke ngecur tek të njëjtat pyetje…

Pse nuk jam më shumë konfident/e?

Pse e humbas kaq shpejt motivimin?

Ndihem vetëm, pse janë marrëdhëniet e mia kaq të rrëmujshme?

Çfarë do ishte ndryshe?

Imagjino si do të ishte nëse do mund të krijoje një jetë përmbushëse pa dekurajimin e të punuarit drejt saj vetëm.

Imagjino një komunitet që rritet bashkë me ty, që është i interesuar të krijojë të njëjtin realitet si ti dhe një ekip trajnerësh që duan të të shohin të arrish qëllimet e tua.


Çfarë do ishte ndryshe?


* Do ndiheshe konfident dhe i pamposhtur për ta bërë këtë jetë plot pasion dhe përmbushje tënden.

Çdo muaj në Zoe Academy ju përfitoni:

Sesione Javore

Sesione Javore Mentorimi

Ndaj sfidat dhe pyetjet e tua dhe merr mbështetje të drejtpërdrejtë nga mentorët tanë. Mëso akoma edhe më shumë duke dëgjuar të tjerët duke u mentoruar dhe zbato aplikimet në jetën tënde. Merr ndihmën që të duhet për të aplikuar aftësi jetëndryshuese. Nuk ke mundësi të jesh live? Identifikohu në Hapësirën e Anëtarëve dhe shih sesionet në kohën kur është më e lehtë për ty!

Masterklasa Virtuale Interaktive

Zhytemi thellë çdo muaj në tema të rëndësishme & marrim koncepte e i zbatojmë ato në jetën reale për të parë progres të vërtetë. Merr përgjigje për pyetjet e tua live ose shiko përsëritjet. Ke një temë të cilën do doje të trajtonim? Mos ngurro të na sugjerosh.

Pyet një Mentor

Është si të kesh një mentor personal në xhep, kurdo që të duhet! Dërgo pyetjet e tua tërësisht anonime dhe merr ndihmën që të duhet. Kjo formë e shkruar e mentorimit ka transformuar jetën e shumë klientëve pa qenë nevoja të presin për sesionin e radhës.

Biblioteke personale

Një Bibliotekë Personale të Zhvillimit Personal

Sapo të anëtarësohesh ti do kesh akses në bibliotekën tonë të cilës i shtohen vazhdimisht kurse dhe trajnime me përmbajtje të ndryshme mbi ankthin, marrëdhëniet, prindërimin, karrierën, paratë dhe më shumë. Më shumë se sa thjesht një libër zhvillimi personal apo “të menduarit pozitiv”, ju do mësoni aftësi që do ju mundësojnë të ndryshoni jetën dhe të krijoni të ardhmen që ju doni për veten.

Rreth Nesh

Ne të gjithë përballemi me sfida për sa i përket marrëdhënieve, qëllimeve dhe jetëve tona të brendshme dhe pjesa më e vështirë është që ne besojmë se duhet t’i përballojmë vetëm, por nuk ka përse të jetë kështu.

Zoe Academy është krijuar me dëshirën për të bërë të disponueshme në shqip një sërë mjetesh të nivelit të lartë të zhvillimit personal për cilindo person që dëshiron të krijojë një jetë të fuqizuar, plot pasion dhe përmbushje.

Ne besojmë se çdokush duhet të ketë akses në këto mjete & aftësi, ndaj sigurohemi që si nëpërmjet burimeve falas, ashtu edhe nëpërmjet atyre kundrejt pagesës, ne mund të ofrojmë gjithnjë mjete dhe shërbim me kualitet të lartë. Stafi i mentorëve tanë është gjithnjë entuziast të ndihmojë anëtarët tanë të krijojnë jetët që duan.

Çfarë po thonë të tjerët