Zoe Academy
Për gratë ambicioze
që kërkojnë
më shumë …
Çfarë dëshiron ti ?
Jeta është e bukur, por thellë brenda teje dëshiron për më shumë. Në zemrën tënde ndihesh e thirrur për diçka më të madhe… thjesht nuk di si të arrish atje dhe as nga t’ia fillosh.
Imagjino të kesh më pak…
Imagjino të kesh më shumë…
Shumë gra e shohin veten më pak nga sa dëshirojnë të jenë.
Por gruaja që e di se cila është në të vërtetë dhe sa mundet të arrijë është një forcë e mbinatyrshme.
Mirësevini në Zoe
Akademia Zoe u krijua nga gra të talentuara nga sfera të ndryshme të jetës, të cilat ndajnë një pasion të përbashkët - të ngrihemi së bashku.
Ne kemi përzgjedhur mjetet dhe konceptet më të mira të këshillimit jetësor të bazuara në neuroshkencë, teori psikologjike dhe studimet më të fundit për rritjen e performancës. Ne jemi përkushtuar të sjellim në Shqipëri burimet më të mira Amerikane dhe botërore për këshillimin. Nëpërmjet edukimit tonë, çertifikimeve dhe përvojës profesionale, ne kemi krijuar një përvojë të personalizuar këshillimi që është testuar dhe provuar që funksionon.
Ne nuk mund të largojmë të gjithë problemet nga jeta juaj. Por mund t'ju ndihmojmë të zhvilloni vetëbesimin për tu përballur me çdo sfidë.
Për më tepër…ne nuk do t’ju suportojmë vetëm gjatë vështirësive.
Kur të mësoni të tejkaloni sfidat, do të çlironi energjinë për të parë se çfarë jeni në gjendje të arrini ose të krijoni. Në Zoe na pëlqen të synojmë për gjëra të mëdha. Këtu do të mësoni të vendosni qëllimet që kanë rëndësi për ju dhe të ndërmerrni hapat drejt tyre. Puna që ne bëjmë së bashku, mbi dhe nën sipërfaqe, bën të mundur një jetë më të mirë.
Jeta jote është një libër i bukur dhe kompleks si asnjë tjetër. Problemi është se ndonjëherë harrojmë se jemi vetë autorët e librit.
Ne ngecemi duke lexuar të njëjtin kapitull përsëri e përsëri dhe i lejojmë njerëzit e tjerë të shkruajnë historinë tonë për ne.
Ne jetojmë një histori jofrymëzuese duke besuar se nuk vlejmë ose nuk jemi të aftë të jemi ato që duam.
Mund të mos jeni as të vetëdijshme për këto besime të thella dhe vetë-reflektime negative, por ato formësojnë gjithçka rreth jush dhe ndikojnë shumë në mënyrën se si mendoni, çfarë ndjeni dhe çfarë bëni (ose nuk bëni) në jetën tuaj.
Tek Zoe, ne ju ndihmojmë të shikoni historinë tuaj faqe për faqe për të parë se çfarë ju pëlqen dhe çfarë dëshironi të ndryshoni. Më pas, ne ju fuqizojmë të redaktoni, rishkruani dhe krijoni një të ardhme më përmbushëse.
“Unë mund të dëshiroj një jetë ndryshe gjatë gjithë ditës… por derisa nuk ndalova së u fokusuari në të kaluarën time dhe historitë se kush isha dhe kush mund të bëhesha – asgjë nuk ndryshoi.”
Ju keni vetëm një jetë. Pse të mos e bëni atë të jashtëzakonshme?
2 zgjidhjet tona
1:1 Coaching
Fuqia jetëndryshuese e këshillimit nuk duhet të jetë privilegj i pak vetëve. Tashmë është e mundur të kesh një mentor privat i cili do të dëgjojë historinë tuaj dhe do t'ju fuqizojë të ndërmerrni hapa drejt jetës që dëshironi.
Nëpërmjet procesit që sugjerojmë, ne ju ndihmojmë të fitoni ndërgjegjësim, të hiqni pengesat dhe të ndërmerrni veprime që ju duken të drejta për rrugëtimin tuaj. Përmirësoni marrëdhëniet dhe aftësitë e komunikimit, zhvilloni veten si lider, fitoni durim si prind, menaxhoni emocionet negative si zhgënjimi dhe mbingarkesa, gjeni qëllimin dhe trajtoni streset e jetës së përditshme me më shumë lehtësi.
Është momenti të shkoni drejt atij qëllimi që ka qenë i fshehur në zemrën tuaj.
Anëtarësimi – SË SHPEJTI!
Bashkohuni me lëvizjen!
Udhëtimi më i mirë bëhet me shoqëri të mirë dhe një udhërrëfyes që di rrugën.
Pasi kemi ndihmuar shumë gra të transformojnë jetën, karrierën, marrëdhëniet e tyre dhe më shumë, ne kemi kombinuar gjithë punën tonë më të mirë në një program të thjeshtë. Ashtu si një kopsht për të cilin duhet patur kujdes çdo javë, pa vetëkujdes dhe rritje nuk mund të lulëzojmë kurrë.
Do të mësoni se si të përmirësoni mënyrën se si e shihni veten dhe jetën tuaj, të punoni me emocione të vështira, ta ktheni trurin tuaj në pasurinë tuaj më të madhe, të kuptoni atë që dëshironi me të vërtetë dhe të ndërmerrni veprime të fokusuara që ju nevojiten për ta arritur atë.
Bëhuni anëtare dhe shijoni:
01
Masterklasa mujore
Trajnime të reja ofrohen çdo muaj me tema si vetëbesimi, marrëdhëniet e mira, vendimmarrje konfidente, arritja e qëllimeve, menaxhimi i kohës, shëndeti emocional, strategjitë e ndërtimit të biznesit dhe karrierës, përballja me emocionet pa vuajtur, prindërimi me paqe, reduktimi i stresit, kujdesi për veten, gjetja e qëllimit në jetë, shëndeti fizik dhe shumë më shumë. Merrni pjesë në eventet LIVE dhe në takimet vetëm për anëtarët.
02
Sesionet javore të mentorimit
Bashkohuni me ne për seancat javore të mentorimit të drejtpërdrejtë përmes Google Meet ku ne zhytemi në temën e muajit. Sillni pyetjet tuaja në këto takime ose postojini ato në mënyrë anonime me shkrim në çdo kohë. Ju gjithashtu keni mundësinë për të marrë këshillim personal me temën e zgjedhjes suaj dhe për të marrë pjesë në sesione ‘Pyetje -Përgjigje’. Rritja më e madhe ndodh në një grup dhe me një komunitet mbështetës. Kur të shihni ato çfarë grate e tjera po përjetojnë do të zbuloni perspektiva të reja dhe do të kuptoni se nuk jeni vetëm.
03
Mjetet më të avancuara
Ne jemi gjithmonë këtu për t'ju mbështetur, por jeta juaj vërtet ndryshon kur zotëroni aftësinë për të mbështetur veten. Mësoni procesin tonë të punuarit në mënyrë që të keni qartësi në jetën tuaj, të merrni vendime dhe të përdorni emocionet tuaja për t'ju shtyrë përpara në vend që t'ju ngadalësoni. Më shumë se të menduarit pozitiv ose vetë-zhvillimi tradicional, ne ofrojmë mjete dhe koncepte të prekshme në një nivel më të thellë, në mënyrë që të mësoni se si të jeni trajneri i vetes suaj, të ndiheni më mirë dhe të ecni drejt qëllimeve tuaja.
Motivimi nuk mjafton. Dhe deri sa të jeni të sigurt, thjesht do të vazhdoni të prisni?
Për të patur jetën që dëshironi, duhet të jeni të qëllimshme.
Ti je e zgjuar, kreative, e mahnitshme, e bukur dhe e fuqishme.
Na ndiqni për inkurajim dhe mbështetje.